Albayrak: Gazësjellësi TANAP vihet në përdorim më 12 qershor

Mos i humb

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Republikës së Turqisë, Berat Albayrak sot në Bursa deklaroi se më 12 qershor të këtij viti do të vihet zyrtarisht në përdorim tubacioni Trans-Anatolian TANAP, i cili do të transportojë gazin nga Azerbajxhani në Turqi.

Albayrak ishte në qytetin turk Bursa, ku mori pjesë në një takim të Shoqatës për shpërndarjen e energjisë elektrike (ELDER).

Me këtë rast, ai theksoi se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), gjatë 15 viteve të fundit u udhëhoq me moton “Le të jetojë njeriu, do të jetojë dhe shteti”. Albayrak theksoi se Turqia synon një politikë energjie shumë të fuqishme në vitin 2018.

“Për projektin TANAP, kemi thënë se është projekti i shekullit dhe aktualisht punimet rreth tubacionit po i afrohen fundit. Me pjesëmarrjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe shumë zyrtarëve të lartë të të dy vendeve, më 12 qershor do të vëmë zyrtarisht në përdorim tubacionin e gazit TANAP”, ka thënë Albayrak.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Erdogan gjatë vizitës në Azerbajxhan në fund të tetorit 2017, bëri të ditur se së shpejti sasitë e para të gazit nga Azerbajxhani do të nisen për në Turqi dhe më pas në Europë.

Tubacioni TANAP do të sjellë në Turqi gazi natyror nga Azerbajxhani. Në fazën e parë tubacioni i gazit kalon nëpërmjet kufirit turko-gjeorgjian dhe përfundon në provincën turke Eskisehir, ku janë ndërtuar stacione të kompresorëve.

Pjesa e dytë e projektit fillon nga Eskisehir dhe vazhdon të Ipsala të Edirnes në kufirin turko-grek, ku TANAP do të lidhet me gazsjellësin Transmediteran (TAP), i cili do të eksportojë gazin e Azerbajxhanit në tregun europian.

Diametri i tubacionit të dyfishtë është 36 Inç, ndërkaq i gjithë TANAP-i është i gjatë 1.850 kilometra. Kapaciteti vjetor i TANAP-it do të arrijë në 16 miliardë metra kub gaz, nga të cilat Turqia do të përdor gjashtë miliardë metra kub, ndërsa pjesa e mbetur prej 10 miliardë metra kub gaz do të transportohet në tregun europian./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit