Tronditet Kadastra në Tiranë, policia u vë prangat 5 zyrtarëve

Mos i humb

Pesë zyrtarë të Kadastrës në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

Zyrtarët janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

Ata akuzohen se kanë kryer një sërë shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.

Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, ndërsa nga hetimi i prokurorit Bledar Velikaj rezultoi se ata kishin legalizuar si private një pronë ku ishte ndërtuar një qendër shëndetësore.

Mësohet se pas arrestimit të 5 zyrtarëve, janë sekuestruar edhe disa praktika.

Sipas te dhënave këta persona kanë legalizuar një pronë publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit