Trump anashkalon Kongresin për të ndërtuar murin me Meksikën

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump të premten shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare në përpjekje që të anashkalojë Kongresin për të ndërtuar murin e premtuar në kufi me Meksikën.

“Jemi përballur me një krizë të sigurisë kombëtare në kufirin tonë jugor dhe ne do ta bëjmë atë në një mënyrë apo tjetër”, tha Trump derisa po përgatitej për të nënshkruar ligjin që pengon një tjetër bllokim të pjesërishëm të punës së qeverisë, duke financuar të gjithë qeverinë deri në shtator.

Projektligji parashikon 1.375 miliardë dollarë për 89 kilometra gardh të ri kufitar në luginën Rio Grande në jug të Teksasit, e cila është shumë më pak nga 5.7 miliardë dollarët që kërkonte Trump për murin.

Hapi i Trumpit me siguri do të shkaktojë veprime ligjore nga demokratët dhe pronarët e tokave, pronën e të cilëve Trump duhet ta shpronësojë për të ndërtuar murin ndarës në kufi.

Në një deklaratë të rrallë të përbashkët, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat e quajtën masën e Trumpit “të paligjshme”, duke argumentuar se ishte bërë për shkak të një krize që nuk ekziston.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit