Trump anulon lejen e sigurisë për ish-drejtorin e CIA-s

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka anuluar lejen e sigurisë të ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, për të cilin ka përshkruar si një “tradhti” takimin e tij të zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Helsinki.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në fillim të një konferencë për shtyp ka lexuar deklaratën e Trump në lidhje me anulimin e lejes për Brennan.

“Unë kam një përgjegjësi të jashtëzakonshme kushtetuese, për të mbrojtur informacione të caktuara të vendit, duke përfshirë kontrollin e qasjes në këto informacione. Sot kam marrë një vendim për të hequr lejen e sigurisë të ish-drejtorit të CIA-s John Brennan për të përmbushur përgjegjësinë time” thuhet në deklaratë. Në deklaratë theksohet se “Gënjeshtrat e Brennan dhe deklaratat gjithnjë e më të zemëruara që ai ka bërë kohët e fundit nuk janë të përshtatshme për qasje në sekretet më të rrepta të vendit”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Trump mendon të anulojë edhe lejet e sigurisë për ish-drejtorin FBI-së, James Comey, ish-drejtorin e inteligjencës kombëtare, James Clapper, ish-kryetarin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Michael Hayde, ish-këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Susa Rice, ish-Ndihmës Drejtor i Zyrës Federale të Hetimeve, Andrew McCabe, ish-Prokurores së Përgjithshme, Sally Yates, ish-punonjësit e FBI-së, Lisa Page dhe Peter Ztrzok, si dhe për Bruce Ohr, i cili është ende punonjës në Departamentin e Drejtësisë.

Ndërsa ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, në një deklaratë në Twitter ka bërë vlerësimin se “Kjo sjellje është pjesë e përpjekjes së Trump për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të ndëshkuar kritikët e tij. Kjo ngjarje duhet të shqetësojë shumë të gjithë amerikanët duke përfshirë edhe profesionistët e inteligjencës për koston e nxjerrjes së zërit të tyre. Parimet e mia vlejnë më shumë sesa lejet e mia. Unë nuk do të heq dorë”.

Në një deklaratë të bërë muajin e kaluar, Sanders, njoftoi se mund të anulohen lejet e sigurisë për përgjegjësit e inteligjencës që kanë kaluar nga hetimi i sigurisë në periudhën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit