Trump dhe Zelensky takohen në funeralin e Papës, reagon Shtëpia e Bardhë

0
83

Presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky e shfrytëzuan funeralin e Papa Françeskut për të pasur një takim.

Pak para se të niste ceremonia mortore dy liderët u takuan privatisht dhe patën “një diskutim shumë produktiv”.

Takimi u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se detaje të tjera do të jepen më vonë.

Takimi ndodhi në Bazilikën e Shën Pjetrit, pasi ata nderuan Papën, sipas asaj që shkruan televizioni italian RAI.

Kjo është hera e parë që ata takohen që prej përplasjes në Zyrën Ovale në fund të Shkurtit.