Trump do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Bejrutin

Mos i humb

Sërish shifra të larta, 4 të vdekur dhe 289 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

4 të vdekur dhe 289 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky fakt u be i ditur nga...

Kapen mbi 102 kg heroinë në Athinë, disa shqiptarë të dyshuar të përfshirë në trafik droge

Policia greke ka sekuestruar 102 kilogramë e 685 gramë heroinë.  Droga u kap në një apartament të marrë me...

‘Kemi pritshmëri të lartë nga SPAK’, Soreca: Korrupsioni vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në konferencën e përbashkët për prezantimin e raportit të Greco për Shqipërinë në raportin...

Balla i përgjigjet Bashës: Je gënjeshtar. Taksa e biznesit të vogël është zero!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklararës së Lulzim Bashës, i cili tha se qeveria nuk...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të marrë pjesë në një konferencë telefonike më 9 gusht, së bashku me liderët e Francës, Libanit dhe shteteve të tjera, që po e organizojnë këtë ngjarje me qëllim që të ndihmojnë Libanin pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut.

Trump njoftoi se do të marrë pjesë në këtë ngjarje më 7 gusht, ku shkroi në Twitter se “të gjithë duan të ndihmojnë”.

Presidenti amerikan po ashtu tha se ka folur me presidentin e Libanit, Michel Aoun dhe i ka thënë se tre avion me furnizime shëndetësore, ushqimore dhe ujë janë nisur në Liban, së bashku me doktorë, infermierë dhe ekipe të tjera të shpëtimit.

Presidenti Trump po ashtu ka folur edhe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, i cili po organizon këtë konferencë telefonike. Trump dhe Macron kanë shprehur “pikëllimin e tyre mbi humbjen e jetëve dhe shkatërrimin në Bejrut”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Shpërthimi i 4 gushtit në zonën e portit të Bejrutit ka lënë të vdekur të paktën 154 persona dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Presidenti libanez Aoun më herët ka thënë se një bombë apo “ndërhyrja e jashtme” mund të jenë përgjegjës për shpërthimin shkatërrues në Bejrut.

Komentet e tij janë të parat e një zyrtari libanez që ngrit mundësinë që shpërthimi të mund ketë qenë i qëllimshëm.

Hetuesit dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Bejrut. Hetuesit ende nuk kanë gjetur shpjegim sesi tonelata me materiale shpërthyese janë ruajtur në port dhe si ka ardhur deri te shpërthimi.

Autoritetet libaneze kanë sugjeruar se shpërthimi me gjasë ka ndodhur pas shpërthimit të më shumë se 2,700 tonë të amonit të nitratit – një material shumë shpërthyes që shpesh përdoret si feritlizues. Ky material ishte ruajtur në port, pasi ishte konfiskuar më 2014 nga një anije.

Autoritetet deri më tani kanë arrestuar 20 persona dhe po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Konsola e edicionit special PS5 Spider-Man është absolutisht e mrekullueshme

Tani jemi vetëm disa javë larg nga prezantimi zyrtar i Sony PS5, me lojtarë në të gjithë botën që po presin të...

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor...

Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabakh, të paktën 810 viktima

Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se...

Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë...

Korbat e kurorës/ Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folen e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që...