Trump e Biden intensifikojnë tubimet, 68 milionë amerikanë kanë votuar tashmë

Mos i humb

Kanë ngelur vetëm 6 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe deri tani me miliona shtetas amerikanë kanë hedhur votën e tyre, ndërsa fushata intensifikohet ditë pas dite.

Presidenti Donald Trump vijon turneun e tij ditën e djeshme duke zhvilluar tubime brenda një dite në Michigan Wisconsin dhe Nebraska.

Ndërsa rivali i tij Joe Biden u ndal në Giorgia, që është një shtet tradicional republikan, por që priten ndryshime të mëdha .

Edhe pse të gjitha sondazhet e shpallin fitues kandidatin demokrat Trump nuk duket aspak i shqetësuar nga kjo gjë.

 “E dini, sondazhet thonë, ai nuk mund të fitojë. Por pikërisht tani ne kryesojmë thuajse kudo, kudo.  E tani duhet të them se jam duke punuar shumë këtu”, tha presidenti i SHBA.

Joe Biden, në anën tjetër shprehet se në politikën e tij ata kanë zgjedhur bashkëpunimin mbi frikën dhe përçarjen.

“Ne zgjodhëm shpresën mbi frikën, unitetin në vend të përçarjes, shkencën e jo trillimin. Dhe po, zgjodhëm të vërtetën mbi gënjeshtrën. Popull, është koha të ri ngrihemi dhe të rimarrim sërish demokracinë tonë”, u shpreh Biden.

Rreth 68 milionë amerikanë kanë votuar deri tani, për të shmangur kështu mbipopullimin në qendrat e votimit dhe mundësinë e të infektuarit me Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit