Trump konfirmon takimin me liderin e Koresë së Veriut

Mos i humb

 

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur se më 12 qershor do të takojë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, takim që do të mbahet në Singapor.

Pas takimit që realizoi në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarin e lartë verikorean, Kim Yong Chao, Trump tha se megjithatë do të realizojë samitin e shumëpritur të liderëve të SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

“Do të takohemi më 12 qershor në Singapor”, tha Trump pas takimit. Ai shtoi se takimi në fjalë do të shërbejë si një nisje për procesin e denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Trump bëri të ditur se Chol i ka sjellë një letër nga Kim Jong-un, të cilën akoma nuk e ka lexuar.

Rikujtojmë se delegacionet e SHBA-ve dhe Koresë së Veriut filluan këtë javë bisedimet për organizimin e takimit të presidentëve.

Takimi u mbajt në pjesën verikoreane të zonës së demilitarizuar Panmunjom./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit