Trump reagon pas kapjes së mercenarëve që tentuan të rrëzonin Maduron

Mos i humb

Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar pretendimet se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas përpjekjes të dështuar për rrëzimin e presidentit venezueljan Nicolas Maduro.

“Po të doja të hyja në Venezuelë, nuk do ta bëja fshehurazi. Nuk do të çoja një grup të vogël, do të çoja ushtrinë”, tha Trump për Fox News. Sipas zyrtarëve të lartë venezueljanë, një grup mercenarësh hynë me një mjet lundrues në qytetin e Macuto-s të dielën. 13 vetë, përfshirë dhe dy amerikanë, u arrestuan, ndërsa tetë persona të armatosur u vranë.

Amerikanët e kapur janë Luke Denman, 34 vjeç dhe Airan Berry, 41 vjeç. Ata u shfaqën në pamjet filmike të transmetuara nga Tv shtetëror, ku Denman, ish anëtar i forcave të operacioneve speciale, rrëfen, ne dukje, se “ ka dashur të ndihmojë venezueljanët të rimarrin kontrollin e vendit të tyre”. Ai shpjegon se ishte punësuar të trajnonte venezueljanë në Kolumbi përpara se të kthehej në Karakas.

Washington Post publikoi të enjten një dokument për të cilin thotë se është një kontratë me vlerë 213 milion dollarë mes firmës së sigurisë me seli në Florida, Silvercorp dhe opozitës së Venezuelës për të pushtuar vendin dhe për të rrëzuar presidentin Maduro. Kreu i opozitës venezueljane, Juan Guaido mohoi të ketë ndonjë lidhje të tillë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit