Trump shëtitje me makinë jashtë spitalit / Ekspertët: Lëvizje e gabuar, rrezikoi shoqëruesit

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon trajtimin e tij në spitalin Walter Reed, për të mposhtur Covid-19. Pavarësisht deklaratave të mjekëve pasditen e së dielës se Trump mund të lërë spitalin ditën e sotme, ekziston ende shumë skepticizëm në lidhje me seriozitetin e sëmundjes së tij, pasi gjatë fundjavës niveli i oksigjenit në gjak i ra dy herë dhe ai ka vazhduar trajtimin me steroide.

Por ndonëse i prekur nga COVID-19 Trump vendosi të surprizojë mbështetësit e tij, të cilët qëndrojnë jashtë ambienteve të spitalit, lëvizje e cila nxiti kritika të shumta tek ekspertët e shëndetësisë të cilët e konsideruan si një lëvizje të gabuar dhe që vë në rrezik të gjithë personat të cilët kanë rënë në kontakt me të.

Këtë herë duke mbajtur maskë Donald Trump u largua nga mjediset e spitali dhe përmes një automjeti të blinduar doli të përshëndesë mbështetësit e tij të cilët mbanin pankarta dhe flamuj në duar si dhe brohorisnin “SHBA, SHBA!”

Por përpara se 74-vjeçari të dilte përkohësisht nga spitali, përmes një video të postuar në TWitter  falënderoi stafin mjekësor duke shtuar se ka mësuar shumë rreth COVID-19.  Ekspertët e cilësuan në fakt lëvizjen e Trump si një mësim të gabuar, pasi pavarësisht faktit se makina ishte e blinduar kjo nuk do të thotë se personat që  gjendeshin në makinë me Trump mund të mos jenë infektuar, prandaj ata duhet të fillojnë menjëherë karantinimin.

Sa i përket situatës shëndetësore të Presidentit, ekipi mjekësor i cili po kujdeset për të që prej ditës së premte shprehet se Trump po bën përparim të qëndrueshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit