“Trupat britanike kanë shkelur konventat në Irak”

Mos i humb

Trupat britanike kanë shkelur konventat e Gjenevës në Irak gjatë pushtimit të vendit në vitin 2003, vendosi Gjykata e Lartë e Britanisë.

Trupat britanikë i kanë nënshtruar civilët në trajtim mizor dhe çnjerëzor, duke u ua mbuluar kokën dhe duke hipur mbi shpinat e tyre, theksoi gjykata.

Gjykata gjithashtu tha në vendimin e saj se gjatë arrestimit të civilëve irakianë pas pushtimit, Ministria e Mbrojtjes ka shkelur konventat dhe Aktin e të Drejtave të Njeriut të vitit 1998.

Vendimi i gjykatës së lartë erdhi pas një vendimi dhjetë ditë më parë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila tha se kishte “bazë të arsyeshme” për të konkluduar se trupat britanike kanë kryer krime lufte në Irak.

Vendimi i Gjykatës së Lartë pasoi pas dy gjykimeve në të cilat katër irakianë thanë se ishin subjekt i arrestimit dhe abuzimit të paligjshëm nga ushtarët britanikë.

“Asnjë nga paditësit nuk ishte i përfshirë në veprimtari terroriste dhe nuk përbënte ndonjë kërcënim për sigurinë e Irakut”, tha gjykatësi Leggatt.

Leggatt tha se trupat britanike kishin shkelur mbi shpinat e një numri të arrestuarish, ndërsa sulmet “përfshinin shkaktim dhimbjeje dhe poshtërim të pafund për dëfrimin e atyre që po i kryenin”.

Ai tha se këto përbëjnë trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe janë “shkelje e qartë e konventave të Gjenevës”.

Sipas vendimit, katër civilëve irakianë do t’u jepen 85 mijë funta dëmshpërblim.

Paditësit janë konsideruar si model për 628 raste të ngjashme. Në vitin 2016, 331 padi u zgjidhën pa ndonjë procedurë gjyqësore, ndërsa Ministria e Mbrojtjes pagoi 22 milionë funta për paditësit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit