Trupat e pajetë të bashkatdhetarëve që humben jetën në Kroaci pritet të mbërrijnë në Kosovë

Mos i humb

Trupat e pajetë të dhjetë bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në një aksident trafiku në Kroaci pritet të arrijnë këtë mëngjes në Kosovë.

Këtë laj me ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në një konferencë për media mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ku tha se trupat e pajetë janë në ardhje e sipër në Kosovë dhe se arritja e tyre pritet në orët mëngjesit.

“Po ashtu, pas të gjitha procedurave formale për transportimin e dhjetë viktimave kanë përfunduar dhe trupat e tyre janë duke ardhur në Kosovë dhe ne besojmë që herët në mëngjes do të mbërrijnë këtu..

Besoj në orët e hershme të mëngjesit do të arrijnë në Prishtinë dhe pastaj do të dërgohen në familjet e tyre.

Ju e dini që kemi një rast ku nënë e bijë kanë vdekur, do të thotë të gjithë do të përcillen në familjet e tyre për varrim”, tha Sveçla.

Ai aksidentin e së dielës e ka quajtur një moment të rëndë për të gjithë popullin e Kosovës, derisa ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën e pakursyer që t’iu dalin në ndihmë të lënduarve.

Ndërsa edhe ceremonia e varrimit pritet të mbahet sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit