Trupat ukrainase rrëzojnë një avion rus pranë Bakhmutit

Mos i humb

Trupat ukrainase rrëzuan një avion luftarak rus pranë Bakhmut, njoftoi sot në Telegram shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak.

Forcat e Mbrojtjes në Ukrainë kanë rrëzuar 304 avionë rusë nga 24 shkurt 2022 deri në mëngjesin e 15 marsit 2023.

Trupat ruse goditën infrastrukturën civile në qytetin e Kharkivit.

“Rusët goditën edhe një herë infrastrukturën civile të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka patur viktima. Shërbimet e urgjencës po punojnë në vendngjarje. Shkalla e shkatërrimit është duke u vleresuar”, shkroi në Telegram kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkivit, Oleh Syniehubov.

”Një ditë më parë, furnizimi me energji elektrike u rikthye në rrethet e rajoneve të Zaporizhias dhe Dnipropetrovskut të prekura nga bombardimet ruse”, tha Ministria e Energjisë.

”Rusia ka humbur rreth 161 520 trupa në Ukrainë”, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

Midis 24 shkurtit 2022 dhe 15 marsit 2023, humbjet totale të forcave ruse përfshinin gjithashtu 3 492 tanke, 6 799 automjete luftarake të blinduara, 2 528 sisteme artilerie, 502 sisteme raketore, 262 sisteme luftarake kundërajrore, 304 avionë, 289 helikopterë, 5 377 mjete motorike dhe depozita karburanti, 18 anije luftarake/anije, 2 132 mjete ajrore pa pilot, 257 njësi të pajisjeve speciale.

Gjithsej, u rrëzuan 907 raketa të forcave ruse.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit