TSK zhvendoset në Idlib për pikën e re të vëzhgimit

Mos i humb

Një autokolonë e Forcave të Armatosura Turke (TSK) ka mbërritur në zonën Maarretinuman për pikën e vëzhgimit të armëpushimit që do të vendoset në zonën e reduktimit të tensioneve në Idlib në kuadër të marrëveshjeve të Astanas.

Sipas informimit të bërë nga gazetari i AA-së në Idlib mësohet se autokolona ushtarake e cila ka kaluar mbrëmë kufirin Turqi-Siri, pasi ka marrë drejtimin drejt jugut në linjën Idlib-Afrin, është vendosur në fshatin Es Sırman në zonën Maarretinuman që ndodhet në juglindje të zonës së reduktimit të tensioneve në Idlib.

Pika e re e vëzhgimit ndodhet në një thellësi prej afërsisht 70 kilometra nga kufiri Turqi-Siri.

Në një distancë rreth 10 kilometra nga pika e vëzhgimit ndodhen elementët e ushtrisë së Bashar al-Asadit dhe grupet e mbështetura nga Irani.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në Astana të Kazakistanit mes vendeve garantuese Turqia, Rusia dhe Irani, TSK nisi më 12 tetor 2017 procesin e zhvendosjes për të formuar pikat e vëzhgimit për ndjekjen e armëpushimit në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib.

Sipas marrëveshjes në zhvendosjen e cila do të shtrihet gradualisht nga pjesa veriore e Idlibit drejt jugut, parashikohet që TSK të formojë pika vëzhguese në gjithsej 12 rajone.

Me fillimin e misionit vëzhgues të TSK-së pas përfundimit të zhvendosjes, pritet që forcat ruse që ndodhen në Forcën e Kontrollit të Pakësimit të Tensioneve të vendosen në pjesën e jashtme të rajonit për pakësimin e tensioneve të Idlibit si dhe forcat e regjimit edhe opozitarët të vendosen në vijën e frontit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit