Tuneli Prizren-Tetovë, miratohet projektligji që parasheh ndarjen e kostove ndërmjet palëve

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Gjykatën Administrative. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim për hartimin e ndërtimit të tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Ndërkaq, dha për shfrytëzim një banesë të konfiskuar për familjen e 11-vjeçares që ishte viktimë e dhunimit dy vjet më parë. Krahas këtyre, qeveria i dha dritë të gjelbër edhe nismave për arritjen e tri marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin Zi, sa i përket ndihmës së ndërsjellët juridike për çështjet penale. Qeveria, po ashtu mori vendim përfundimtar për shpronësimin e pronave për rrugën Kijevë-Dollc, ku u tha se shumë shpejt do të nisin punimet atje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se përmes themelimit të Gjykatës Administrative do të zgjidhen më lehtë të gjitha çështjet administrative.

Ndërkaq, ministri i Planifikimit Hapësinor, Mjedisit dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, tha se do të sigurojnë mjetet në shumën e duhur proporcionale për ndërtimin e tunelit në rrugën Prizren-Tetovë.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, tha se përmes ndarjes për shfrytëzim të një banese të konfiskuar për familjen e 11-vjeçares që ishte viktimë e trafikimit dhe dhunimit, dëshmojnë përkushtimin e qeverisë për mbështetjen e viktimave.

Qeveria po ashtu ndau 500 mijë euro për projektin e banimit social.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit