Turqi, 15 deputetë të CHP-së kalojnë në Partinë IYI

Mos i humb

Pesëmbëdhjetë deputetë nga partia kryesore e opozitës e Turqisë, Partia Popullore Republikane (CHP), kaluan në radhët e një partie tjetër.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Engin Altay, kryetari i grupit parlamentar të CHP-së tha se “15 deputetë kanë dhënë dorëheqje nga partia jonë për t’u bashkuar me Partinë e Mirë (IYI)”.

15 deputetët përfaqësojnë provincat Ankara, Bursa, Afyonkarahisar, Afyon, Amasya, Aydin, Balikesir, Burdur, Corum, Edirne, Izmir, Kayseri, Kocaeli, Nigde dhe Zonguldak, shtoi Altay.

Para kësaj, Partia IYI kishte pesë deputetë në parlament.

Parlamenti të premten miratoi projekt-ligjin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme më 24 qershor, duke synuar forcimin e sistemit të ri presidencial të miratuar me referendum.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbahen në të njëjtën datë në çdo pesë vite.

Fillimisht, zgjedhjet e ardhshme të rregullta ishin planifikuar të mbaheshin në nëntor të vitit 2019./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit