Turqi, 15 terroristë të neutralizuar gjatë një jave

Mos i humb

Gjatë operacioneve antiterroriste të organizuara në Turqi mes 29 janarit dhe 5 shkurtit janë neutralizuar 15 terroristë. Prej tyre pesë janë vrarë, shtatë janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë dorëzuar.

Në mesin e terroristëve të neutralizuar gjenden edhe terroristët e PKK-së, Murat Ucer me emrin e koduar Eylul Ergani, Veli Taskiran me emrin e koduar Botan dhe Inan Agyol me emrin e koduar Bager Tufan.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se gjatë shtatë ditëve të kaluara janë organizuar 1.022 operacione antiterroriste në kuadër të të cilave për shkak të ndihmesës së terroristëve të PKK-së janë arrestuar 335 persona.

Janë arrestuar 27 persona nën dyshimin se kanë lidhje me DEASH-in, 518 persona në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO. Në aksionet kundër organizatave majtiste terroriste janë arrestuar 35 persona.

Në operacionet e organizuara janë arrestuar gjithsej 4.613 persona, prej tyre 915 për shkak të lidhjes me terrorizëm, 3.614 për shkak të tregtisë me lëndët narkotike.

Po ashtu, janë arrestuar 449 persona të cilët nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” të nisur më 20 janar në Afrin të Sirisë, në rrjetet sociale glorifikonin organizatat terroriste.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Turqisë në aksionet e kryera në Bingol, Bitlis, Mardin, Siirt dhe Tunceli shkatërruan nëntë strehimore, shpella, si dhe katër mjete shpërthyese.

Forcat turke kanë konfiskuar 638 kilogramë material që përdoret gjatë ndërtimit të eksplozivëve, si dhe sekuestruan bomba dore, armë dhe municion.

Në aksionet kundër drogës janë konfiskuar 559 kilogramë marihuanë, 503 kilogramë heroinë, 12.5 kilogramë heroinë dhe një sasi e madhe të lëndëve narkotike.

Gjatë luftës kundër migracionit ilegal janë ndaluar 2.932 persona, ndërsa 84 persona janë arrestuar nën akuzën se kanë organizuar kalime ilegale të kufirit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit