Turqi, 36 terroristë të neutralizuar javën e kaluar

Mos i humb

 

Të paktën 36 terroristë të PKK-së janë neutralizuar në kuadër të operacioneve antiterroriste në të gjithë Turqinë gjatë javës së kaluar, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Ministria përmes një deklarate tha se Forcat e Armatosura të Turqisë kanë kryer 1.994 operacione antiterroriste tokësore dhe ajrore në periudhën 23-30 korrik.

Ministria njoftoi se 18 prej terroristëve janë vrarë, gjashtë të tjerë janë kapur dhe 12 u janë dorëzuar autoriteteve.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit