Turqi, arrestohen 11 persona në kuadër të hetimit ndaj FETO-s

Mos i humb

Në kuadër të hetimit ndaj organizatës terroriste FETO në Ankara, janë arrestuar 11 persona prej 15 të dyshuarve përdorues të aplikacionit ByLock.

Në njoftimin e bërë nga Kryeprokuroria e Ankarasë, thuhet se në kuadër të hetimit me akuzën për “anëtarësim në organizatën terroriste të armatosur FETO” dhe “Shkelja e ligjit duke financuar terrorizmin” janë lëshuar urdhër arresti për 15 të dyshuar.

Më tej në njoftim është bërë e ditur se në kuadër të këtij vendimi Departamenti Anti-terrorist i Policisë së Ankarasë ka zhvilluar një operacion, si rezultat janë arrestuar 11 persona, ndërsa vijon kërkimi ndaj katër personave të tjerë.

Theksohet se 7 prej të dyshuarve kanë përdor aplikacionin për komunikim të fshehtë të organizatës terroriste ByLock, ndërsa njëri është mësues i larguar përkohësisht nga puna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit