Turqi, arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Mos i humb

Gjithsej 11 persona për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, u arrestuan në provincën perëndimore të Izmirit në Turqi, tha sot zyra e prokurorisë provinciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së zyrës, Ramazan O. me emrin e koduar Abu Haris, zhvilloi aktivitete organizative pranë një librarie në përpjekje për të ndikuar dhe rekrutuar të rinj, duke përdorur gjithashtu llogaritë e tij në mediat sociale në këtë drejtim.

Po ashtu u zbulua se i dyshuari ishte i lidhur me një nga të dyshuarit për një sulm terrorist në Austri.

Forcat e sigurisë bastisën 14 adresa të ndara njëkohësisht dhe arrestuan të dyshuarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit