Turqi, arrestohen 12 terroristë të dyshuar të PKK/KCK-së

Mos i humb

Policia turke sot arrestoi 12 terroristë të dyshuar të PKK/KCK në operacionet kundër terrorizmit në rajonin e Izmirit, thonë burime policore.

Policia e anti terrorizmit kreu operacione të njëkohshme në Izmir, duke arrestuar 12 të dyshuar, thonë burimet, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Prokurorët e Izmirit kanë lëshuar urdhër arresti për 12 të dyshuar, të cilët thuhet se po planifikonin të kryenin një sulm më 4 prill, ditëlindjen e kreut të grupit terrorist, Abdullah Ocalan.

Gjithashtu, janë konfiskuar edhe një numër i madh dokumentesh dhe pajisjeve digjitale të organizatës terroriste.

PKK-ja është e listuar si organizatë terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, e cila zhvillon një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet dhe është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit