Turqi, arrestohen 43 persona për lidhje me DEASH-in

Mos i humb

 

 

Forcat e sigurisë së Turqisë arrestuan 43 persona në Stamboll nën dyshimet për ndërlidhje me organizatën terroriste DEASH.

Në njoftimin e Drejtorisë për siguri të Stambollit theksuan se njësiti për luftë kundër terrorizmit të premten kreu bastsije paralele në 15 lokacione të ndara në mbarë Stambollin.

Të dyshuarit janë arrestuar për shkak të lidhjeve të dyshuara me grupin terrorist DEASH dhe pjesëarrjen në grupe të rrjeteve sociale lidhur me DEASH-in, bëhet e ditur në njoftim.

Forcat e sigurisë së Turqisë janë kyçur në fushatë afatgjate e cila ka për qëllim pastrimin e Turqisë nga terrorizmi.

Më shumë se 300 persona humbën jetën gjatë sulmeve të DEASH-it në Turqi. Organizata terroriste ka shënjestruar civilët me bomba, raketa dhe armë tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit