Numri i pacientëve me COVID-19 në kujdes intensiv në Turqi është në rënie për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë, tha ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca.
“Ka pasur një zhvillim të ri te pacientët me COVID-19 sot. Për herë të parë, numri i përgjithshëm i pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë. Shkencëtarët nga gjashtë universitete gjithashtu pajtohen se kjo është rezultat i masave dhe trajtimit. Rezultatet që mund të marrim nga masat janë të dukshme”, ka shkruar Koca në Twitter.
Turqia konfirmoi 95 vdekje të tjera të shtunën nga koronavirusi i ri në 24 orët e kaluara, duke e çuar shifrën në 1.101.
Numri i rasteve të diagnostikuara u rrit në 52.167, pasi 5.138 persona rezultuan pozitivë në teste.


