Turqi, brenda një jave neutralizohen 91 terroristë të PKK-së

Mos i humb

Ushtria turke njoftoi se gjatë javës së kaluar gjithsej 91 terroristë të PKK-së u neutralizuan në provincat juglindore dhe lindore të Turqisë në Diyarbakir, Bitlis, Sirnak, Bingol dhe në Irakun verior.

Zyrtarët turk shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose u dorëzuan ose u vranë apo u kapën.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacionet u zhvilluan më 17-23 mars.

“Gjatë operacioneve u konfiskuan dhe u shkatërruan 34 armë dhe 29 eksplozivë, ndërsa 6.925 emigrantë që po përpiqeshin të hynin në vend pa dokumente u ndaluan”, thuhet në njoftim.

Terroristët kishin komplotuar sulme në postblloqet ushtarake të vendosura në kufi.

PKK është renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja. Përgjatë 30 viteve dhunë kundër Turqisë, më shumë se 40.000 persona janë vrarë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit