Shpërthim në Idlib, 7 të vdekur

Mos i humb

Së paku shtatë civilë kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi jo shumë larg spitalit në qytetin sirian Idlib.

Drejtori i Qendrës për mbrojtje civile në Idlib, Mustafa Hac Yusuf, për AA konfirmoi se shpërthimi erdhi nga një automjet i mbushur me mjete shpërthyese, jo larg spitalit në Idlib.

“Sipas informacioneve të para, së paku shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë plagosur”, tha Yusuf.

Të plagosurit janë transferuar në spital, ndërsa si pasojë e shpërthimit ndërtesat dhe atuomjetet që ishin përreth u dëmtuan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit