Turqi, eksporti në qershor tejkalon 12 miliardë dollarë

Mos i humb

Eksportet e Republikës së Turqisë në qershor të këtij viti u rritën me 5 për qind gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në mbi 12 miliardë dollarë, njofton Shoqata e Eksportuesve Turq (TIM).

Muajin e kaluar, eksportet e Turqisë arritën në 12.6 miliardë dollarë, ndërsa për periudhën e gjashtë muajve të parë të këtij viti arriti në rreth 82 miliardë dollarë.

Të dhënat e TIM tregojnë se eksportet totale në 12 muajt e fundit janë rritur me 9.7 për qind në vit duke arritur në 161.5 miliardë dollarë.

Në qershor, me 52 për qind të totalit të eksporteve mujore, Bashkimi Evropian ishte tregu kryesor për produktet turke.

Eksporti më i madh u regjistrua në sektorin e makinave me 2.5 miliardë dollarë, pasuar nga produktet kimike (1.42 miliard dollarë) dhe tekstilet (1.36 miliardë dollarë).

Sipas Agjencisë së Statistikave të Turqisë, eksportet në vitin 2014 arritën një rekord për 157.6 miliardë dollarë. Vitin e kaluar kjo arriti në rreth 157 miliardë dollarë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit