Turqi, falet namazi i xhumasë me pjesëmarrje të ulët në Xhaminë Beştepe

Mos i humb

Ankara

Në xhaminë kombëtare Beştepe, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, sot u fal namazi i xhumasë me pjesëmarrje të vogël të përcaktuar nga Drejtoria e Çështjeve Fetare (Dijanet), në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ashtu si javën e kaluar edhe këtë javë në mbarë Turqinë nuk u fal namazi i xhumasë për shkak të masave të ndëmarra kundër COVID-19.

Dijaneti i Turqisë vendosi që të falet namazi i xhumasë me pjesëmarrje të ulët, duke marrë masat e nevojshme kundër epidemisë së koronavirusit.

Hutbeja e xhumasë u lexua nga kryetari i Dijanetit, prof. dr. Ali Erbaş ndërsa u transmetua drejtëpërdrejt nga televizionet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit