Turqi, kapen 33 migrantë të padeklaruar

Mos i humb

Në operacionet e forcave të sigurisë së Turqisë janë kapur 33 migrantë të padeklaruar.

Në Edirne janë kapur 17 migrantë të cilët u përpoqën të largoheshin nga Turqia ilegalisht. Ekipet e xhandarmërisë dhe të kufirit zbuluan një grup të huajsh në zonën kufitare.

Me rastin e kontrollit në qarkun Meric janë kapur shtetas të Marokut, Pakistanit dhe Afganistanit.

Nga ana tjetër, 16 migrantë të padeklaruar u kapën në Kirklareli, të cilët kanë qenë të shpërndarë në tri grupe. Bëhet fjalë për shtetas të Afganistanit dhe Pakistanit.

Të huajt u janë dorëzuar Drejtorive kompetente për menaxhimin e migracionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit