Indonezi, rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Mos i humb

Është rritur në 68 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shirat intensiv në ishullin Sulawesi të Indonezisë.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave (BNPB), Sutopo Purwo Nugroho, tha se nga 59 është rritur në 68 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë filluar në fillim të javës në 13 rajone në mbarë pjesën jugore të shtetit Sulawesi.

Ai tha se në fatkeqësitë që ndodhën në rajon janë plagosur 47 persona dhe se deri më tani 7 llogariten të zhdukur. Nugroho theksoi gjithashtu se 6.757 persona të prekur nga fatkeqësitë janë evakuuar në rajone të sigurta.

Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Jusuf Kalla, deklaroi se për familjet e viktimave në fatkeqësitë e ndodhura në rajon do të paguajnë një dëmshpërblim prej 1.065 dollarë për person.

Shirat intensiv në të gjithë rajonin kanë ndikuar negativisht në zonat Jeneponto, Maros, Gowa, Makassar, Soppeng, Wajo, Barru, Pangkep, Sidrap, Bantaeng, Takalar, Selayar dhe Sinjai. Indonezia ka një klimë tropikale, ndërsa reshjet e dendura shpesh herë shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit