Në Komisionin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) për Punët e Jashtme është miratuar p/ligji për Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me Libinë lidhur me “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”.
Komisioni për Punët e Jashtme u mblodh të enjten nën drejtimin e kryetarit Volkan Bozkër (Bozkır), deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zonën zgjedhore të Stambollit.
Në mbledhje u mor në shqyrtim p/ligji për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit që Turqia ka firmosur me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Shtetit të Libisë [GNA] me objekt “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”.
Pas diskutimeve komisioni e miratoi p/ligjin.