Turqi, ndalohen 43 migrantë

Mos i humb

 

Në distriktin Baskale, Van, janë kapur 43 migrantë të paligjshëm, të cilët në Turqi kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Zyrtarët e sigurisë deklaruan se në lagjen Kaskol, afër kufirit me Iranin kanë ndaluar një grup migrantësh që ecnin në këmbë.

Gjatë kontrollit, u vërtetua se migrantët, në mesin e të cilëve nëntë fëmijë, me origjinë nga Afganistani dhe Pakistani, në vend kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë u ofruan ndihma në formë ushqimi dhe uji, ndërsa më pas iu nënshtruan kontrollit mjekësor.

Migrantët më pas iu dorëzuan Drejtorisë për migracion në Van.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit