Turqi, një anije me 45 persona fundoset në Mesdheun Lindor

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë njoftoi se 161 milje në jugperëndim të rrethit Kaş, në Antalya, është fundosur një anije në të cilën gjendeshin 45 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë theksohet se ka marrë informacion se një anije që mbante 45 persona është fundosur natën e kaluar, 161 milje në jugperëndim të rrethit Kaş​​​​​​​ dhe rreth 60 milje në jug të ishullit Kerpa.

Ekipet detare nga Gelibolu dhe Gökova u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe filloi një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Është shpallur një zonë kërkimi dhe shpëtimi dhe njoftimi u është dërguar detarëve.

Në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit, i cili po zhvillohet megjithë kushtet e këqija të motit, ekipet e forcave detare po marrin pjesë, ndërsa gjithashtu mbështetën edhe nga ajri.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit