Turqi, opozita mbështet qeverinë në lidhje me Mesdheun Lindor

Mos i humb

Partia opozitare turke IYI (partia e mirë) ka shprehur mbështetjen e saj për qeverinë në lidhje me çështjen e Mesdheut Lindor.

“Si parti IYI, njoftojmë se qëndrojmë pas qëndrimit të sotëm të qeverisë (në lidhje me çështjen e Mesdheut Lindor)”, tha kryetarja e partisë Meral Akşener, gjatë takimit me grupin e saj parlamentar.

“Deti Egje nuk është një det grek”, tha ajo, duke shtuar se Deti Mesdhe nuk bie plotësisht në sheflin kontinental të qipriotëve grekë.

Komentet e saj vijnë pas konkluzioneve të miratuara nga Këshilli i BE-së për çështje të jashtme në lidhje me aktivitetet shpuese të Turqisë në Mesdheun Lindor.

Këshilli vendosi të suspendojë bisedimet për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Transportit Ajror dhe ka rënë dakord që të mos mbahet Këshilli i Asociimit dhe takimet e mëtejme të dialogut të nivelit të lartë BE-Turqi për momentin.

Akşener i bëri thirrje qeverisë turke që të ndërmerr hapa të menjëhershëm drejt sjelljes së Evropës dhe Greqisë për çështjen e Mesdheut Lindor.

Turqia vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës së Qipros Greke në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) ka të drejtë ndaj resurseve na atë zonë.

Që nga pranvera, Ankaraja ka dërguar dy anije kërkimi në Mesdheun Lindor, Fatih dhe së fundmi Yavuz, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe TRNC-së ndaj resurseve të zonës.

Anija e parë sizmike turke, Barbaros Hayrettin Paşa, e blerë nga Norvegjia në vitin 2013, po kryen kërkime në Mesdhe që nga viti 2017.

Athina dhe Qiproja Greke kanë kundërshtuar këtë lëvizje, duke kërcënuar se do të arrestojnë ekuipazhin e anijes dhe u kanë bërë thirrje liderëve të BE-së që t’u bashkangjiten kritikave të tyre.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja duheshte të ndërhyjë si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).

Në dekadat që nga ajo kohë janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha përfunduan pa sukses. Përpjekja e fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit