Turqi, pas aksidentit të minibusit ndalohen 51 migrantë

Mos i humb

Në rajonin Sivas të Turqisë, janë ndaluar 51 migrantë ilegalë nga Afganistani.

Një pjesë e migrantëve ilegalë, 14 prej tyre janë ndaluar në një minibus i cili kishte dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi në rrugën Sivas-Erzincan, në fshatin Yarhisar.

Ekipet policore në terren, që arritën për të bërë hetime, vërtetuan se në minibus ndodheshin migrantë ilegalë nga Afganistani. Pjesa tjetër e migrantëve gjendej në një xhami në fshatin e njëjtë.

Zëvendës prefekti Hafika Sait Karakas deklaroi se kanë ngritur hetime të gjera pasi vërtetuan se në minibus ndodheshin më shumë persona se që takuan pas aksidentit. Në minibus shkruante “80” dhe i ishte hequr pjesa më e madhe e ulëseve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit