Turqi, për shtatë ditë neutralizohen 13 terroristë

Mos i humb

Në operacionet anti-terroriste të kryera në Turqi nga data 25 dhjetor 2017 deri më 1 janar, 2018 janë neutralizuar 13 terroristë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se në javën e fundit të vitit të kaluar janë organizuar 1.119 operacione.

Në operacione janë ndaluar 125 persona të dyshuar se kanë ndihmuar organizatën terroriste PKK, 325 në lidhje me DEASH-in, 493 në luftën kundër organizatës terroriste FETO, si dhe pesë persona në luftë kundër organizatave të majta terroriste.

Në operacione janë arrestuar gjithsej 4.810 persona, përfshirë 948 për veprimtari terroriste dhe 98 për migracion të paligjshëm.

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 13 terroristë, nga të cilët pesë u vranë, shtatë u arrestuan dhe një u dorëzua.

Përveç kësaj në provincat Van, Tunceli, Erzincan, Igdir, Bitlis, Osmaniye dhe Sirnak janë shkatërruar 71 baza të fshehura, strehimore dhe shpella si dhe 23 mjete shpërthyese artizanale.

Forcat e sigurisë konfiskuan edhe 262 kilogramë materiale me të cilat bëhen eksplozivet, 13 granata dore, 21 copë armë dhe më shumë se 7.400 municione.

Në luftën kundër mafias së drogës në 77 qytetet u organizuan 2.844 operacione gjatë së cilave u konfiskuan sasi të mëdha të drogës dhe u ndaluan 3.764 persona./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit