Turqi, prodhimi industrial në dhjetor rritet për 8.7 për qind

Mos i humb

Enti për Statistika i Turqisë (TurkStat) ka shpallur raportin në të cilin thuhet se prodhimi industrial në këtë vend gjatë muajit dhjetor është rritur për 8.7 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Prodhimi industrial në Turqi në dhjetor të vitit të kaluar realizoi po ashtu rritje prej 0.9 për qind në raport me muajin dhjetor.

Rritje më të madhe të prodhimit në dhjetor prej 14 për qind është regjistruar në sektorin e minierave dhe guroreve.

Paralelisht me këtë, prodhimi industrial turk në kuartalin e fundit të vitit të kaluar është rritur për 7.8 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Rritja e prodhimit industrial konsiderohet si një nga treguesit më pozitiv ekonomik dhe indikator të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB)./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit