Francë, rritet në 20.265 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Franca ka raportuar 547 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 20.265.

Për ditën e 12-të radhazi, numrat në të gjithë sektorët ku regjistrohet virusi ka shënuar rënie, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend është 114.657.

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan se në 24 orët e fundit 450 vdekje janë regjistruar në spitale dhe 103 në shtëpi pleqsh. Vdekjet totale në spitale janë 12.514, ndërsa në shtëpi pleqsh 7.752.

Autoritetet raportuan se deri më tani 37.409 pacientë janë shëruar nga virusi, ndërsa numri i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv është 5.863.

“Ka një rënie, e cila është shumë e vogël, por ka një pllajë shumë të lartë”, tha Jarome Salomon, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë franceze, duke shtuar se distancimi shoqëror ka treguar një ndikim pozitiv.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 2.4 milionë, me rreth 166 mijë të vdekur dhe rreth 636 të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit