Turqi, urdhër arresti për 37 pjesëtarë të dyshuar të FETO-s

Mos i humb

Prokurorët turq lëshuan të martën urdhër arresti për 37 persona nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, thanë burime të sigurisë (AA).

Autoritetet në provincën qendrore të Konyas lëshuan urdhër arresti për të dyshuarit, disa prej të cilëve janë ushtarak me detyrë aktive në Forcat e Armatosura Turke.

Të dyshuarit akuzohen se kanë shërbyer si “imamë të fshehtë” të FETO-s, anëtarë të lartë të grupit terrorist, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media.

Policia ka filluar operacione të njëkohshme në 24 provinca.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut 2016, gjatë të cilit ranë 251 dëshmorë dhe afër 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO ka qëndruar pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit