Turqia, 10 milion dollarë në ndihmë të refugjatëve palestinezë

Mos i humb

Turqia i ka transferuar 10 milion dollarë Agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNRWA që punon në ndihmë të 5,3 milion refugjatëve palestinezë. Kjo shumë i shtohet kontributit vullnetarë të përvitshëm që Turqia jep për këtë agjenci, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme Turke me anë të një deklarate për shtyp ditën e djeshme.

Ministria e Jashtme tha se ky kontribut do të lehtësojë vazhdimësinë e punës së kësaj agjencie në shërbim të 3,5 milion refugjatëve palestinezë në fusha si shendetësia, edukimi etj.

“Kjo përpjekje për të zbutur problemet financiare me të cilat po përballet Agjencia, është vazhdimësi e kontributit tonë në fusha të tjera. Këto përfshijnë rritjen e ndihmës në furnizimin me miell me 26 mijë ton, po ashtu edhe një fushatë kombëtare të nisur nga Kryeministria turke më datë 18 Maj të këtij viti,” thuhet në deklaratë.

Për më tepër, pas incidenteve të fundit në Rripin e Gazës, Ministria lajmëroi se Turqia do t’i dhurojë dhe një shumë prej 1.2 milion dollarësh Organizatës Botërore të Shëndetësisë për t’i përdorur në situata shëndetësore urgjente.

“Turqia do të vazhdojë kontributin e saj për të mbështetur një jetë dinjitoze dhe humane për vëllezërit dhe motrat tona palestineze, në periudhën në vijim. Ne gjithashtu do të qëndrojmë në krah të Kauzës Palestineze në të gjitha platformat,” përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme turke.

Agjencia e OKB, UNRWA, e cila punon me refugjatë palestinezë, po përballet me një krizë financiare të paprecedentë që kur Shtetet e Bashkuara bllokuan dhjetra miliona dollarë financime pas kërcënimit që u bëri palestinezëve për ndërprerje të ndihmës. Agjencia nuk ka fonde të mjaftueshme për të mbajtur hapur shkollat dhe shërbimet shëndetësore në rast se vendet e tjera nuk i vijnë në ndihmë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit