Turqia dëbon shtetasin francez për lidhje me terrorizmin

Mos i humb

Turqia dëboi sot një terrorist të huaj në vendlindjen e tij në Francë, njioftoi Ministria e Brendshme.

Ministria përmes një deklarate rikujton se Turqia vazhdon të deportojë luftëtarë të huaj terroristë.

Çështja ka të bëjë me trajtimin e pjesëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë pjesëtarët e huaj të grupit terrorist, e cila ka qenë e diskutueshme, me Turqinë që argumenton se terroristët me origjinë të huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane kanë rezistuar përpjekjet e saj për t’i kthyer pjesëtarët e DEASH-it përsëri në vendet e tyre, por përkundër kësaj ajo ka vazhduar.

Turqia deportoi rreth 780 luftëtarë të huaj terroristë në vendet e tyre të origjinës në vitin 2019, ka thënë ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit