Shpërthen vullkani Merapi në ishullin Java të Indonezisë

Mos i humb

Vullkani Merapi në ishullin indonezian Java, një nga më aktivët në botë, hodhi retë e hirit rreth 6.000 metra në ajër.

Shpërthimi i vullkanit zgjati më shumë se shtatë minuta, bëri të ditur Qendra gjeologjike për hulumtime të katastrofave.

“Banorët lokalë u këshilluan që të rrinë qetë dhe të merren me aktivitetet e tyre të zakonshme, jashtë rrezes prej tre kilometrave nga vatra”, theksohet në njoftimin.

Hiri dhe rëra që në ajër e hodhi vullkani Merapi, ranë në vende deri në dhjetë kilometra larg

Autoritetet në këtë rajon përkohësisht mbyllën aeroportin ndërkombëtar në qytetin Solu, dyzet kilometra nga vullkani.

Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit Merapia ndodhi në vitin 2010 kur më shumë se 340 persona humbën jetën.

Merapi është vullkani më aktiv ndër 127 vullkanet indoneziane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit