Turqia dënon ashpër planin e vendbanimeve të paligjshme të Izraelit

Mos i humb

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër procesin për ndërtimin e banesave të reja në vendbanimet nën pushtimin e Izraelit.

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë thuhet: “Dënojmë ashpër procesin e ndërtimit të më shumë se 1 mijë shtëpive në vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuara nga autoritetet izraelite dhe humbjen e jetëve të dy personave në Gaza dhe Nablus, si rezultat i ndërhyrjeve nga forcat pushtuese”.

Ndër të tjera në deklaratë u theksua se qeveria izraelite duhet t’i japë fund qëndrimit të papërgjegjshëm i cili së pari shkel të drejtat themelore të popullit palestinez, mbart rrezikun për të nxitur konfliktet në rajon, shpërfill çdo reagim të komunitetit ndërkombëtar, si dhe shkel të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit