Turqia dënon sulmet në Burkina-Faso

Mos i humb

E kemi marrë me një hidhërim të thellë lajmin për humbjen e shumë jetëve në sulmin terrorist kundër civilëve dhe njësive ushtarake në Arbinda, provinca veriore Soum e Burkina-Fasos më 24 dhjetor, thuhet në komunikatën e shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ne e dënojmë me forcë këtë akt terrorist. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit vëlla dhe Qeverisë së Burkina-Faso, si dhe familjeve dhe të afërmve të atyre që humbën jetën,- vijon komunikata.

Presidenti i Burkina-Faso, Roch Marc Christian Kabore në deklaratën që bëri në televizionin kombëtar kishte njoftuar se në përleshjet me armë ishin vrarë 80 terroristë, kishin humbur jetën 7 ushtarë dhe 35 civilë, 31 gra si dhe ishin plagosur shumë të tjerë.

Kabore kishte thënë gjithashtu konfiskimin e një sasie të madhe municioni të terroristëve dhe kishte njoftuar se në vend ishte shpallur 48 orë zi kombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit