“Asnjë takim pune që nga 13 dhjetori”, media gjermane: A është Angela Merkel e sëmurë rëndë?

Mos i humb

Shëndeti i kancelares gjermane, Angela Merkel ka krijuar jo pak shqetësim në Gjermani. Në daljet e saj të fundit publike, ajo nuk është dukur në gjendje të mirë shëndetësore, pasi një herë nuk kontrollonte dot të dridhurat, ndërsa një herë tjetër nuk mbajti dot ekuilibrin dhe për pak u rrëzua. Media gjermane “androidkosmos.de” në një artikull këtë të mërkurë ka ngritur pikëpyetjen nëse Merkel është e sëmurë rëndë.

Në shkrim bëhet një analizë e punës së kryer nga kancelarja ditët e fundit dhe arrihet në përfundimin se ajo nuk ka zhvilluar asnjë takim që nga 13 dhjetori. Një gjë e tillë shton dyshimet se ajo mund të jetë e sëmurë.

“Duket qartë se nuk mund të ketë një Krishtlindje të qetë për Angela Merkel, me një takim të anuluar që ndjek tjetrin. Kur i hedh një sy kalendarit të saj të takimeve të punës të publikuara online, habitesh se në çfarë gjendje kalendari ndodhet. Shumë pak takime pune dhe nga 13 dhjetori as edhe një takim i vetëm. As edhe një pjesëmarrje në ndonjë mbledhje. Duket që Merkel i ka anuluar të gjitha takimet e saj të punës, po cila është arsyeja, a duhet të shqetësohemi për kancelaren?”, shkruhet në artikull.

Sipas “androidkosmos.de”, është një gjë shumë e rrallë që Angela Merkel të anulojë takimet e punës. “Në fakt, anulimet e takimeve të Angela Merkel kanë qenë të rralla. Edhe pas vdekjes së nënës së saj Herlind Kasner në prill të këtij vit, ajo nuk bëri asnjë ditë pushim dhe vijoi takimet e punës.

Tani që të gjitha takimet janë anuluar, mos bëhet fjalë për ndonjë arsye të keqe? Mos janë harxhuar rezervat e fuqisë ë Kancelares? Mos trupi i saj po e detyron të bëjë një pushim, duke i anuluar takimet. Ndoshta i ka anuluar angazhimet e saj zyrtare në mënyrë që të zhvillojë takimet sekrete, për të cilat publiku nuk ka pse ti marrë vesh?

Një vizitë te mjeku për shembull, me qëllim kurimin e dridhjeve të përsëritura së fundmi? Zyrtarisht, ne ndoshta nuk do të mësojmë asgjë, megjithatë shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, mbyllet artikulli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit