Turqia deri tani ka deportuar 110 terroristë të huaj

Mos i humb

Autoritetet e Republikës së Turqisë kanë deportuar gjithsej 110 të huaj të cilët kanë luftuar në Siri në radhët e organizatës terroriste DEASH.

Shërbimet kompetente turke zbatojnë procedurat dhe deportojnë terroristët e DEASH-it në vendet prej të cilave kanë ardhur.

Në periudhën prej 11 nëntorit deri më 19 dhjetor në vendet e origjinës janë deportuar gjithsej 110 terroristë, përfshirë edhe 46 terroristë të cilët janë deportuar në vendet evropiane.

Në mesin e terroristëve të deportuar 21 janë shtetas gjermanë, 13 francezë, 5 britanikë dhe 2 shtetas të Kosovës.

Në qendrat për deportim në Turqi gjenden edhe 849 terroristë që presin deportim në vendet e origjinës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, disa herë ka thënë se Turqia do të deportojë të gjithë terroristët e kapur në vendet prej ku kanë ardhur. Ai ka theksuar se Turqia nuk është “hotel i askujt për personat e DEASH-it”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit