“Digjitalizimi për bizneset në Kosovë, i domosdoshëm”

Mos i humb

Dhoma Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur sot konferencë ku është prezantuar raporti mbi sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Raporti “Transformimi digjital i NVM-ve në Kosovë – Sfidat dhe mundësitë”, i organizuar nga OEK në bashkëpunim me qeverinë gjermane, ka qenë i pari në Kosovë që analizon gjendjen në sektorin e prodhimit, sektorin e shërbimeve, sektorin e bujqësisë duke shfaqur sfidat që hasin bizneset gjatë digjitalizimit.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se digjitalizimi është çështje e domosdoshme për të qenë pjesë e pakos transformuese të ekonomisë së vendit.

“Ne këtë proces e kemi dizajnuar në disa faza, domethënë është ky studimi që na jep gjendjen. Pas kësaj në pjesën e parë të vitit të ardhshëm do të themelohet qendra për transformim digjital dhe do t’i përfshinë akterët kyç në një formë të komitetit drejtues të qendrës mirëpo qendra do të veprojë në kapacitetin e plotë. Pjesë e punës së qendrës, apo pjesa kyçe e cila është tek rekomandimet që kemi marrë është informimi i duhur i kompanive”, tha Rukiqi i cili theksoi se të digjitalizohet një kompani është proces më i gjatë dhe jo vetëm ndërrimi i kompjuterëve të saj.

Sipas tij, një gjë e tillë do të implementohet në sektorin privat ku ka pasur një interesim dhe vullnet të madh, por edhe në Qeveri, për përfshirjen e institucioneve në digjitalizim.

Eksperti për digjitalizim, Dren Selimi tha se kompanitë e kanë për nevojë të investojnë në promovimin e tyre digjital. Ai përmendi shembuj kur disa kompani kosovare kanë përfituar dukshëm më shumë kur janë digjitalizuar, duke zgjeruar shitjet e tyre.

“Së fundi përmendet si një transformim i përgjithshëm i tregut përmes shpejtësisë së internetit, në një apo dy vitet e fundit edhe infrastrukturës së internetit, kompanitë kanë arritur të përfshihen në ndërmarrësi on-line apo in-comerc me të bërit biznes dhe shitje-blerje në tregje të jashtme botërore përmes platformave digjitale on-line që ju ofrojnë këto shërbime”, tha Selimi.

Në shpalosjen e këtij raporti ka marrë pjesë edhe një ekspert gjerman për digjitalizim, Gerd Meier zu Koecker i cili tha se transformimi digjital i sjellë dobi ekonomisë dhe për të konkurruar me vendet e tjera.

Në këtë raport i cili u mbështet nga GIZ-i gjerman, u tha se dekada e re në të cilën po hymë, do të jetë dekada e digjitalizimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit