Turqia dhe Gjermania kërkojnë bashkëpunim më të fuqishëm për inteligjencën artificiale

Mos i humb

Ekspertët afaristë, studiuesit dhe akademikët nga Turqia dhe Gjermania do të mblidhen në Berlin për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për inteligjencën artificiale (AI) dhe industrinë 4.0.

Konferenca njëditore më 22 gusht do të jetë një skenë për shkëmbin mes akademikëve dhe figurave kryesore të biznesit në Gjermani dhe Turqi.

“AI është një sferë ku bizneset gjermane dhe turke mund të punojnë së bashku në të ardhmen”, thotë për Anadolu Agency (AA) Oliver Witkee, sekretari shtetëror parlamentar i Gjermanisë në Ministrinë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energji.

Witkee rikujtoi se Gjermania mbetet partneri kryesor tregtar i Turqisë.

Duke u shprehur se të dy vendet kanë potencial të madh për bashkëpunim dypalësh, Witkee thotë se bashkëpunimi mund të vazhdojë në sferën e transformimit digjital.

Ai thotë se në mënyrë që të shfrytëzohet potenciali dhe të rriten investimet e kompanive gjermane në Turqi, qeveria turke duhet të ndërmerr hapa konkret.

Sahin Albayrak, një akademik nga Universiteti i Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të AI-së nga ana e Turqisë në sektorë të ndryshëm.

“Për të kapur hapin me shtetet e përparuara, Turqia patjetër të krijojë lidhje të fuqishme me ta për zbatimin e AI-së në sektorë të ndryshëm”, thotë ai.

Duke rikujtuar se të dy shtetet kanë filluar të përshtatin pozitat e tregut duke bashkuar AI-në me produktet dhe shërbimet e tyre, ai thotë se konferenca do të lëvizë gjërat para.

Për shkak të teknologjive më të reja në industrinë automobilistike dhe të AI-së që vjen nga Kina dhe SHBA-të në vitet e fundit, Gjermania dëshiron që të fokusohet në investimet në këto fusha.

Qeveria gjermane vitin e kaluar vendosi të ndajë më shumë se 3 miliardë euro për AI dhe të krijojë një ekip prej 100 profesorëve deri në vitin 2025 për të zhvilluar këto sisteme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit