Apple dhe Google heqin aplikacionin e mesazheve të Emirateve të Bashkuara Arabe

Mos i humb

Për shkak të pretendimeve për spiunim, Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin e mesazheve ‘ToTok’ me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe nga lista e tyre e shkarkimeve.

Vendimi vjen pas një raportimi nga gazeta amerikane ‘The New York Times’, e cila të dielën pretendoi se aplikacioni përdorej nga Emiratet e Bashkuara Arabe si një mjet për mbikëqyrje masive të qytetarëve të saj.

Përdersia Google akuzoi aplikacionin ‘ToTok’ për shkelje të politikave të saj, Apple tha se hetimet e saj po vazhdojnë.

Sipas raportimit të gazetës amerikane, e cila citon zyrtarë të afërt me intelegjencës e klasifikuar, aplikacioni po përdorej për të kërkuar të dhënat nga lista e kontakteve dhe për të gjurmuar vendndodhjen e përdoruesve duke ofruar parashikime të motit nga vendndodhja.

‘The New York Times’ pretendoi se aplikacioni i mesazheve kishte lidhje të ngushta me kompaninë e hakimit ‘DarkMatter’ me qendër në Abu Dhabi, e cila aktualisht është nën hetim të Zyrës Federale të Hetimit (FBI).

Megjithëse u mundësua për shkarkim vetëm disa muaj më parë, ‘ToTok’ është shkarkuar në të gjithë botën nga miliona përdorues. Shumica e përdoruesve ishin në Emiratet e Bashkuar Arabe, ku shërbimet e aplikacioneve ‘Skype’ dhe ‘WhatsApp’ janë të ndaluara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit