Turqia dhe të gjithë ata që kanë një ndërgjegje do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Palestinës

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka deklaruar se “Izraeli duhet të heqë dorë menjëherë nga veprimet e tij të paligjshme dhe bota duhet t‘i thotë ndal këtij vandalizmi modern”.

Kalın në një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në Twiter ka reaguar ndaj planit okupues dhe aneksues të Izraelit në territoret palestineze.

“Politika okupuese dhe aneksuese e Izraelit është një ftesë e bërë për konflikte të reja në rajon. Izraeli duhet të heqë dorë menjëherë nga veprimet e tij paligjshme dhe bota duhet t‘i thotë ndal këtij vandalizmi modern. Turqia dhe të gjithë ata që kanë një ndërgjegje do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Palestinës”, ka thënë Kalın.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit