Turqia do të lëshojë raketë në hapësirë verën e ardhshme

Mos i humb

Duke u prononcuar për Agjencinë Anadolli (AA) lidhur me Projektin e Zhvillimit të Motorit Hibrid për Raketa Hapësinore (HURM), Karabeyoglu theksoi se kanë zhvilluar një motor rakete shumë special, i cili – krahasuar me të ngjashmit – është njëkohësisht më i sigurt dhe me kosto më të ulët.

“Këtë verë do të bëjmë lëshimin e parë të raketës që do të ngjitet në hapësirë”, tha ai duke precizuar se deri më tani kanë realizuar 11 qitje për t’u ngjitur në hapësirë.

Karabeyoglu vuri në pah se objektivi i projektit të tyre është ta bëjnë Turqinë një vend kompetent në industrinë hapësinore dhe sidomos në fushën e motorëve të raketave.

“Tipari karakteristik i teknologjisë sonë është thjeshtësia dhe kostoja e ulët. Përveç kësaj, është edhe e sigurt. Kur i vendosni të gjitha këto njëra mbi tjetrën, mjeti i lëshimit që do të prodhoni me një sistem të tillë, do të jetë gjithashtu më i lirë sesa të ngjashmit e tij në botë. Zotërimi i një teknologjie të tillë nga Turqia do të sigurojë qasje në hapësirë”, sqaroi drejtori i përgjithshëm i Kompanisë “Delta V”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit